BROSHURAT DHE UDHËZIMET NË GJUHË TË LEHTË

Gjuha e lehtë është një mënyrë komunikimi e karakterizuar nga thjeshtësia, kuptueshmëriadhe qartësia. Është një mënyrë për të shprehur informacionin, idetë ose mesazhet në njëmënyrë që kuptohet lehtësisht nga audienca e synuar. Gjuha e lehtë është një formë e thjeshtuar e gjuhës. Kjo do të thotë se gramatika dhe fjalori janë thjeshtuar në krahasim me gjuhën standarde. Ekzistojnë një sërë udhëzimesh, rregullash dhe standardesh për të shkruartekste në gjuhë të lehtë.

 

Dy grupet kryesore të synuara të gjuhës së lehtë janë:

• personat me aftësi të kufizuara (njerëzit me disleksi dhe vështirësi të tjera në lexim, persona me aftësi të kufizuara intelektuale, ADHD, spektër autik ).

• personat me aftësi të pamjaftueshme gjuhësore (emigrantë, migrantë, analfabetëfunksionalë, lexues të dobët ).

 

Për të përmirësuar punën, ju lutemi vlerësoni tekstin. Këtë mund ta bëni duke klikuar tek linku:

https://forms.gle/qNbXxNhnhXtiRCxh9

 

 

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe