Realizimi i së drejtës në edukim dhe arsim cilësor

Secili fëmijë dhe i ri ka të drejtë në edukim dhe arsim cilësor, si bazë e zhvillimit të gjithmbarshëm social dhe ekonomik. 'Gjithëpërfshirja' është një nga aspektet kryesore të cilit Caritas Kosova i kushton vëmendje të veçantë në këtë fushë. Me vet përdorimin e fjalës ‘gjithëpërfshirje’ nënkupton se në vendin tonë kemi fëmijë ‘të përjashtuar’ nga proceset që mundësojnë zhvillimin socio-psikologjik si dhe vetë-realizimin e tyre. Fëmijët që vijnë nga komunitetet jo shumicë, fëmijët lypsarë, fëmijët me aftësi të kufizuara, ata me ngecje në mësim, të shtresave të varfra, nga familjet me sfida sociale, me qasje të kufizuar apo të vështirësuar në shkolla, etj. janë të gjithë pjesë e grupeve të margjinalizuara të cilët përballen me përjashtim shoqëror, të cilat karakterizohen nga diskriminimi, perceptimet negative rreth roleve dhe mënyrës së tyre të jetesës, si dhe nga skajimi i shumëfishtë dhe tëhuajësimi i tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë. Carita Kosova vazhdon të angazhohet në këtë fushë duke kontribuar që fëmijët e tillë, familjarët por edhe shoqëria në përgjithësi, të ketë përmirësim të dukshëm, gjithnjë duke u qëndruar pranë atyre që më së shumti kanë nevojë, të përjashtuarve.

Paragjykimet, stigmatizimi, stereotipet, diskriminimi dhe dukuritë e ngjashme nuk janë prezente vetëm në mesin e fëmijëve që kanë si rezultat dallimet sociale dhe etnike. Të rriturit gjithashtu e bartin një pjesë të përgjegjësisë, meqenëse modalitetet e sjelljes i bartin tek fëmijët. Në këtë kontekst grupi i synuar nuk janë vetëm fëmijët por edhe palët e tjera me të cilat ata fëmijë ndërveprojnë në jetën e përditshme.

Përmes sigurimit të pjesëmarrjes së prindërve, fëmijëve, dhe organizatave të ndryshme që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara, në hartimin e politikave arsimore në nivel lokal dhe qendror, si rregulloret e ndryshme, udhëzimet administrative, ligjet, etj. Caritas Kosova jep kontributin e vet në përmirësimin e sistemit të arsimit, por gjithnjë duke i’u referuar dhënies së shansës apo zërit edhe të personave më të pambrojtur në vendimet që i marrin autoritetet për ta.

Projektet

Kopshti i fëmijëve ‘Engjujt’

Kopshti i fëmijëve ‘Engjujt’ është qendër edukative-arsimore për përkujdesje ditore për fëmijët e moshës 06 muaj deri në 6 vjeç, dhe me mbi 200 fëmijë është një nga kopshtet më të... Lexo më shumë

MY RIGHT, Qendra e Edukimit të Hershëm

Që nga viti 2008 kjo Qendër ka qenë shtëpi e dytë për fëmijët me aftësi të kufizuara në rajonin e Prizrenit, i ka trajtuar ata në mënyrën e duhur si dhe ka punuar shumë ngusht me prindërit dhe familjet e tyre në... Lexo më shumë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe