MY RIGHT, Qendra e Edukimit të Hershëm

Që nga viti 2008 kjo Qendër ka qenë shtëpi e dytë për fëmijët me aftësi të kufizuara në rajonin e Prizrenit, i ka trajtuar ata në mënyrën e duhur si dhe ka punuar shumë ngusht me prindërit dhe familjet e tyre në mënyrë që të përmbyllë më sukses ciklin e trajtimit dhe gjithpërfshirjes së tyre në proceset normale të edukimit.

Aktualisht në këtë qendër zbatohet projekti E Drejta Ime/My Right,  i cili ka si grupe synuese fëmijet me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre si dhe instutucionet arsimore lokale. Ky projekt në vehte përmban dy komponente të ndara, e që te dyjat kanë për synim përmirësimin e mirëqenies së fëmijeve me aftësi të kufizuara.

Komponenta e parë e projektit MY RIGHT është ofrimi i shërbimeve për fëmijë në qendrën e kujdesit dhe edukimit të hershëm. Këto shërbime të cilat ofrohen për fëmijët e moshës 0-6 vjeç fokusohen në zhvillimin mendor/social/logopedik dhe atë fizik nga personeli i licencuar i Caritas Kosova.

Komponenta e dytë e projektit synon mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin e gjithëpërfshirjes në sistemin e rregullt shkollor. Kjo komponentë, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, mundëson asistimin dhe sigurimin e përfshirjes sa më të lehtë të fëmijëve përmbrenda institucioneve shkollore duke ofruar edhe psikolog të cilët krahas shërbimeve në klasë ofrojnë mbështetje edhe në mësim individual për këta fëmijë.

 

 

Projekti mbështetet nga: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Caritas Austria

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe