Vizioni dhe Misioni

Vizioni

Caritas Kosova zbaton misionin e Kishës Katolike që t’i shërbej të varfërit si dhe të promovoj bamirësinë dhe drejtësinë, duke u bazuar në Shkrimin Shenjt dhe Mësimet Sociale të Kishës.

Caritas Kosova kontribuon që vendi ynë të ketë një shoqëri të drejtë ku njerëzit jetojnë në paqë, solidaritet e me dinjitet, dhe u ndihmon atyre të ndërtojnë ardhmërinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm. 

 

Misioni

Caritas Kosova si institucion i bamirësisë[1] së Kishës Katolike promovon drejtësinë, vlerat universale dhe ndërtimin e paqes, përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve, gjithëpërfshirjen sociale, jep shpresë për të pambrojturit dhe kujdeset që të rimëkëmben grupet në nevojë duke i fuqizuar ata në realizimin e të drejtave themelore në të gjitha fushat e zhvillimit njerëzor.


[1] Papa Benedikti i XVI (2005) Enciklika: “Deus Caritas Est” (Kap.24): "Organizatat bëmirëse të Kishës përbëjnë nga ana tjetër një opus proprium, një detyrë që ajo e ka në gjak, në të cilën ajo nuk bashkëpunon anash, por vepron si subjekt drejtëpërdrejt i përgjegjshëm, duke bërë atë që i përgjigjet natyrës së vet. Kisha nuk mund të shkarkohet kurrë prej ushtrimit të bamirësisë si veprimtari e organizuar e besimtarëve dhe, nga ana tjetër, nuk do të ketë kurrë një situatë në të cilën nuk do të nevojitej dashuria e çdo të krishteri, sepse njeriu, përtej drejtësisë, ka dhe do të ketë gjithmonë nevojë për dashuri... veprimi bamirës mund e duhet të përqafoj me doemos të gjithë njerëzit dhe të gjitha nevojat."

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe