Standardet e Menaxhimit

Caritas Kosova si anëtare korrespoduese e Caritas Internationalis me seli në Vatikan, dhe Caritas Europa me seli në Bruksel, zbaton standardet e menaxhimit të rrejtit Caritas të njohura si CIMS (Caritas Internationalis Management Standards).

CIMS rregullojnë çdo aspekt të punës së Caritas Kosova dhe fokusohen në katër fusha kryesore:

1. Ligjet dhe Kodet Etike
2. Qeverisja dhe Organizimi
3. Programet dhe Kontabiliteti Financiar
4. Përfshirja e Palëve të Interesit

Po ashtu, Caritas Kosova zbaton Sistemin e Manaxhimit sipas ISO 9001:2015 dhe është e certifikuar nga TÜV NORD CERT GmbH, Gjermani.

Caritas Kosova është e licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për persona të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të margjinalizuar në nivel nacional nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Caritas Kosova është e licencuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë.


Kodi i Etikës & Kodi i Sjelljes për Stafin

Certifikata për Sistemin e Menaxhimit sipas ISO 9001:2015

Licenca për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Licenca për ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe të kujdesit ditor per personat me aftesi të kufizuara për fëmijë dhe të rritur.

Licenca për ofrimin e Shërbimet e kujdesit ditor ose gjysëm ditor, në rehabilitim dhe integrim social për fëmijë në vëshitrësi, në sjellje dhe mësimnxënie.

Licenca për ofrimin e shërbimeve shëndetësore

 

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe