Përkujdesi shëndetësor dhe përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore

Të moshuarit e vetmuar janë ndër grupet më të cenueshme të shoqërisë, njëkohësisht është grupi më në nevojë për përkujdesje, pasi situatat e ndryshme kanë bërë që të jetojnë të vetmuar dhe të harruar si nga shoqëria ashtu edhe nga sistemi social shtetëror i kujdesit. Shtëpia është vendi i vetëm kur një i moshuar e ndien veten rehat. Përmes përkujdesit shtëpiak të moshuarit e vetmuar mbeten të pavarur për aq sa munden. Pavarësia është një ndihmesë e madhe psikologjike, sidomos kur efektet e moshës fillojnë të ndikojnë. Andaj ofrimi i kujdesit nga programet e Caritas Kosova për këtë grup-moshë mbron dinjitetin e tyre, dhe shoqërimi i tyre u ofron ngrohtësinë familjare dhe dashurinë, meqenëse si qenie njerëzore askush nuk meriton të përfundojë i vetmuar.

Për personat e margjinalizuar dhe në nevojë, jo gjithmonë bëhet ofrimi i sherbimeve ambulantore në QMF dhe AMF, si rezultat i mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe materiale të institucioneve shëndetësore. Përmes ofrimit të shërbimeve ambulantore synojmë ofrimin e shërbimeve për popullësinë apo shtresën më të varfër e cila ka qasje të kufizuar në shërbimet ambulantore.

Caritas Kosova përafron institucionet shëndetësore me popullatën apo grupet në nevojë, duke përmirësuar kështu qasjen në shërbimet shëndetësore. Këto institucione kanë nevojë për informacion të përplotësuar, të cilin mund ta kenë programet/projektet e Caritas Kosova. Ne përfaqësojmë grupet më të cenueshme të njerëzve karshi autoriteteve shëndetësore, dhe ushtrojmë ndikim në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me shëndetësinë.

Projektet

Home Care / Përkujdesi Shtëpiak

Home Care është i fokusuar në ofrimin e shërbimeve të kombinuara shëndetësore dhe sociale, në nivel nacional. Ky projekt ka filluar të zbatohet dhe promovohet nga Caritas Kosova që nga viti 2009 dhe fillimisht është mbeshtetur finaciarisht... Lexo më shumë

Mbështetja e shërbimeve ambulantore

Përmes këtij angazhimi, respektivisht ofrimit të shërbimeve ambulantore, Caritas Kosova synon jo vetëm funksionalizimin e AMF-ve dhe QMF-ve në lokacionet ku mungon shërbimi i tillë, por edhe ofrimin e shërbimeve për popullësinë apo... Lexo më shumë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe