Mbështetja e shërbimeve ambulantore

Përmes këtij angazhimi, respektivisht ofrimit të shërbimeve ambulantore, Caritas Kosova synon jo vetëm funksionalizimin e AMF-ve dhe QMF-ve në lokacionet ku mungon shërbimi i tillë, por edhe ofrimin e shërbimeve për popullësinë apo shtresën më të varfër e cila ka qasje të kufizuar ose asnjëfare në shërbimet ambulantore. Kjo gjithashtu rrit edhe mobilitetin e vet përfituesve, duke rikthyer besimin në vlerat njerëzore të solidaritetit.

 

Projekti mbështetet nga: Komunat e ndryshme në Kosovë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe