Krijimi i parakushteve për rritjen e punësueshmërisë dhe të vetëpunësimit

Cilësia e jetës së popullit të Kosovës ndikohet nga disa faktorë, përfshirë mungesën e qasjes në mundësi punësimi dhe jetesë të qëndrueshme, ofrimi i dobët i shërbimeve në nivel lokal, dhe cenueshmëria. Rezultati i këtyre elementeve është se një numër i konsiderueshëm i njerëzve jetojnë në një situatë të përjashtimit shoqëror, gjë që i parandalon ata nga pjesëmarrja si qytetarë aktiv në zhvillimin ekonomik e social të komuniteteve të tyre.

Caritas Kosova beson që ndërmarrësia sociale, si mjet dhe instrument i politikave sociale dhe ekonomike, rritë pavarësinë ekonomike, mirëqenien, dhe siguron qasje dhe pjesëmarrje në punësim të qëndrueshëm pikërisht për grupet e margjinalizuara dhe në nevojë.

Fuqizimi i të rinjve dhe grave përmes trajnimeve, punës praktike, zhvillimit të shkathtësive të buta, granteve, etj. cilësohet nga Caritas Kosova si një proces i domosdoshëm për përafrimin e të pa punëve me tregun e punës. Jo të gjithë kanë patur mundësinë që t'i ngrisin shkathtësitë e duhura për t'u kyçur në tregun e punës. Si pasojë kemi grupet margjinalizuara, sidomos të rinjtë, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të popullatës. Njëra ndër arsyet e krijimit të grupeve të margjinalizuara është se nuk kanë shkathtësi të mjaftueshme të cilat mund t'i vënë në funksion të rritjes së mirëqenies së tyre ose të përmirësimit të pozitës sociale në shoqëri. Kjo ngase mjedisi në të cilin jetojnë nuk ka ofruar mundësi zhvillimi. Rritja e shkathtësive të buta, atyre ndërmarrëse dhe profesionale shihet nga Caritas Kosova si mundësi shumë e mirë për t'iu zgjatur dorën pikërisht atyre grupeve të njerëzve që janë gjetur në margjina të jetës.

Varfëria dhe vënia në pozita të pafavorshme në shoqëri e ka prekur edhe bujqësinë, ku pjesa rurale është më e theksuar. Jo të gjithë bujqit dhe fermerët kanë dije dhe shkathtësi të mjaftueshme për ta kapitalizuar dhe shfrytëzuar tokën që e kanë. Një pjesë e njerëzve që u takojnë grupeve të margjinalizuara janë edhe bujqit dhe fermerët, të cilët edhe për shkak të mospërkrahjes janë gjendur në margjina të jetës. Caritas Kosova është i fokusuar në fuqizimin e këtij sektori përmes trajnimeve, rrjetëzimit, ndarjes së përvojave dhe subvencionimit.

Projektet

Your Job

Your Job është përgjigje për nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë si dhe katalizator i rinisë që përbëjnë përqindjen më të lartë të popullsisë në vend. Ky projekt synon daljen nga rrethi... Lexo më shumë

ELBA

ELBA (Emergency Labour in Balkans) është projekt regjional i cili i kushtohet tërësisht promovimit dhe zhvillimit të ndërmarrësisë sociale dhe zbatohet nga Caritas Kosova që nga viti 2015. Ekonomia Sociale promovohet si qasje inovative dhe mekanizëm... Lexo më shumë

PRAXIS

Projekti PRAXIS është i definuar si një proces i cili bënë të mundur përdorimin e njohurive teorike në praktikë. Përkundër njohurive teorike të të rinjve, ende kemi një boshllëk të madh në mes tyre dhe tregut... Lexo më shumë

Zhvillimi i Bujqësisë, SELO

SELO (Fuqizimi i Ekonomisë Rurale dhe Mundësive të Biznesit Lokal në veri të Kosovës) është projekt i Caritas Kosova i cili mbështet zhvillimin ekonomik në veriun e Kosovës që nga viti 2010. Angazhimi ynë i përgjithshëm... Lexo më shumë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe