Your Job është përgjigje për nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë si dhe katalizator i rinisë që përbëjnë përqindjen më të lartë të popullsisë në vend. Ky projekt synon daljen nga rrethi vicioz i mungesës së arsimit dhe mbështetjes, papunësisë, varfërisë, dhe përjashtimit social që prek shumë të rinj në Kosovë. Prandaj, projekti Your Job do t'u ofrojë përfituesve të tij, nga mosha 15-30 vjeçare, një mbështetje holistike dhe të përshtatur, duke u dhënë atyre të gjitha shanset dhe kushtet për një punësim të qëndrueshëm.
Your Job zbatohet në 4 shtete të Ballkanit: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.
Në Kosovë, Your Job është duke u zbatuar në komunat: Prizren, Gjakovë, Viti, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe Kllokot.
Përmes trajnimeve në shkathtësi të buta, trajnimeve profesionale, internshipit si dhe granteve, po tentojmë që të përgatisim me qindra të rinjt për tregun e punës dhe për vetë-punësim.
Mbështetja e të rinjve konsiston në ofrimin e mundësive për avansim përmes trajnimeve në ato që njihen si shkathtësi të buta, si një investim i domosdoshëm për secilin të ri që ka synim punësimin, trajnime të avancuara dhe certifikuara në fusha dhe sektorë të ndryshëm, mundësi të punës praktike që realizohet në koordinim në mes të Caritas Kosova, kompanive apo bizneseve private dhe të rinjve. Të rinjt që kanë ide biznesi për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale përkrahen për të zhvilluar dhe inkubuar idetë e tyre, ku më pas përfitojnë grante.