ELBA

ELBA (Emergency Labour in Balkans) është projekt regjional i cili i kushtohet tërësisht promovimit dhe zhvillimit të ndërmarrësisë sociale dhe zbatohet nga Caritas Kosova që nga viti 2015. Ekonomia Sociale promovohet si qasje inovative dhe mekanizëm efikas për zvogëlimin e varfërisë si dhe për të përkrahur pëfshirjen sociale dhe punësimin. ELBA është iniciativë e projektuar për t’iu përgjigjur krizës ekonomike në Evropën Juglindore dhe pjesë të këtij projekti janë: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia Veriore. Ekonomia Sociale është një mënyrë për të angazhuar dhe për të fuqizuar të gjithë shoqërinë, sektorin publik dhe atë privat, organizatat e ndryshme, territoret dhe komunitetet, për të zhvilluar një model të ri ekonomik që përfshinë njerëzit në nevojë si burim aktiv i shoqërisë.


Projekti mbështetet nga: Caritas Italiana, Secours Catholique - Caritas France, Catholic Relief Services, Caritas Spain, Bashkimi Evropian – Erasmus+

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe