PRAXIS


Projekti PRAXIS është i definuar si një proces i cili bënë të mundur përdorimin e njohurive teorike në praktikë. Përkundër njohurive teorike të të rinjve, ende kemi një boshllëk të madh në mes tyre dhe tregut të punës, prandaj fokusimi i PRAXIS në dimensionin praktik është përgjigje për nivelin e lartë të papunësisë së vajzave dhe djemve të rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.

Ky projekt i’u dedikohet të rinjve dhe do t’ju siguroj atyre informacionet e duhura për vendimarrje më të mirë për orientimin profesional. Praktika dhe Edukimi janë mbështetja konkrete e këtij projekti që ju mundëson të rinjve të jenë me konkurent në tregun e punës.

PRAXIS është projekt ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Ministria e Financave të Malit të Zi dhe zbatohet nga Caritas Kosova në partneritet me Caritasin e Malit të Zi, QAKP Gjon Nikollë Kazazi - Gjakovë dhe Komunën e Berane.

Zona e zbatimit të projektit në Kosovë është në komunat: Gjakovë dhe Klinë, ndërsa në Mal të zi në komunat: Berane, Petnjica, Gusinje.

Projekti financohet nga:
Bashkimi Evropian

Menaxhohet nga:
Ministria e Financave e Malit te Zi, Drejtoria për Financa dhe Kontraktim të Fondeve të Ndihmës së BE-së

Projekti mbështetet nga:
Catholic Relief Services (CRS)

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe