Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonin e Ferizajt dhe Mitrovicës

Caritas Kosova në vitet e fundit është përqëndruar në masë të madhe në fuqizimin dhe përkrahjen e të pa punëve drejt punësimit. Si rrjedhojë ky projekt është përqëndruar në mënyrë të veçantë në mbështetjen e vetëpunësimit përmes trajnimit, mentorimit, rrjetëzimit, praktikës dhe mbështetjes materiale për gratë dhe të rinjtë e cenueshëm që kërkojnë një vend pune ose që janë të gatshëm për të filluar ose zhvilluar aktivitetin/biznesin e tyre për gjenerimin e të ardhurave. Ky projekt ka partneritet me Zyrën e Punësimit në Ferizaj në mënyrë që të bashkërendoj aktivitetet dhe të krijoj relacione të rregullta në mes Caritas Kosova, Zyrës së Punësimit, të pa punëve dhe kompanive që ofrojnë mundësi punësimi dhe trajnimi.

 

Projekti mbështetet nga: Bashkimi Evropian dhe Secours Catholique - Caritas France

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe