SELO (Fuqizimi i Ekonomisë Rurale dhe Mundësive të Biznesit Lokal në veri të Kosovës) është projekt i Caritas Kosova i cili mbështet zhvillimin ekonomik në veriun e Kosovës që nga viti 2010. Angazhimi ynë i përgjithshëm në atë pjesë të vendit është që të i'u lehtësojmë komuniteteve të cenueshme rurale të përdorin burimet e tyre natyrore, përmes strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të kontribuojmë në procesin e pajtimit.
Që nga viti 2012, është zhvilluar një ekspertizë dhe rrjet i fortë për të profesionalizuar bujqësinë dhe agrobiznesin si një mjet për të rigjallëruar ekonomitë rurale dhe gjeneruar burime plotësuese të të ardhurave. Programi SELO merret me zhvillimin rural me fokus të veçantë në sigurimin e ushqimit dhe në turizmin rural, me njohuri shumë të mirë në lidhje me nevojat e palëve të interesit në zonat e synuara, si dhe falë një rrjeti të gjerë në Kosovë.
Caritas Kosova ka njohuri të thella të kontekstit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të sektorit të bujqësisë në veri të Kosovës, partneriteteve të mëparshme afatgjata dhe besimin nga autoritetet lokale të cilat paraqesin një vlerë të shtuar për zbatimin e projektit. Caritas Kosova, përmes programit SELO, punon drejtpërdrejt në parandalimin e izolimit shoqëror të grupeve të margjinalizuara rurale: të papunëve, grave dhe të rinjve, rigjallërimin dhe zhvillimin e zonave rurale në pjesën veriore të Kosovës, luftimin e eksodit rural si dhe përmirësimin e besimit midis komunitetit shqiptar dhe serb në atë pjesë. Ofrimi i përkrahjes për bujqit dhe fermerët, qoftë përmes këshillimeve, trajnimeve apo edhe dhënies së granteve të vogla, mikro kredive, përkrahjes së projekteve të agro-turizmit, e sidomos për gratë në zonat rurale, është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre.