Home Care / Përkujdesi Shtëpiak

Home Care është i fokusuar në ofrimin e shërbimeve të kombinuara shëndetësore dhe sociale, në nivel nacional. Ky projekt ka filluar të zbatohet dhe promovohet nga Caritas Kosova që nga viti 2009 dhe fillimisht është mbeshtetur finaciarisht nga Caritasi Gjerman DCV. Metodologjia e punës, aktivitetet dhe shërbimet e ofruara nga ky projekt gjithnjë kanë qenë të bazuara dhe koordinuara sipas sistemit gjerman të shërbimeve Home Care. Shërbimet e projektit i’u dedikohen personave të moshuar, të sëmurë e të vetmuar, personave me aftësi të kufizuara me regjim shtrati, të cilët kanë nevojë për kujdes në shtëpitë e tyre. Aktualisht këto shërbime janë të licencuara dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe paraqesin një koncept unik të shërbimeve të kombinuara shëndetësore dhe sociale të ofruara në Kosovë sipas standardeve vendore dhe evropiane.

 

Projekti mbështetet nga: Caritasi Gjerman DCV, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komunat e ndryshme në Kosovë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe