C.I.K. Ambulanca Specialistike e Mjekësisë Familjare & Ambulanca e Stomatologjisë

Në kuadër të përkujdesit shëndetësor Caritas Kosova ka edhe ambulancën specialistike të mjekësisë familjare dhe ambulancën e stomatologjisë në Dubravë të Ferizajt. Kjo ambulancë funksionon në hapësirat e Qendrës Sociale Edukative ‘Caritas Kosova’ dhe ofron shërbime shëndetësore pa pagesë për banorët e fashatit Dubravë. Ambulanca është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka staf profesional mjekësor si dhe pajisjet e nevojshme medicinale dhe prezenca e saj në këtë lokalitet është e një rëndësie të veçantë marrë parasysh nevojën e komunitetit si dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më pranë tyre. Aktualisht Ambulanca funksionon me orarë të plotë dhe përveç shërbimeve shëndetësore luan një rol shumë të rëndësishëm në shpërndarjen e informacioneve dhe ngritjen e vetëdijes së fëmijëve që frekuentojnë Qendrën mbi rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit shëndetësor.

 

Projekti mbështetet nga: Caritas Kosova dhe Komuna e Ferizajt

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe