Përfshirja Sociale e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Mbështetja e komuniteteve pakicë në Kosovë paraqet një nga angazhimet kryesore të Caritas Kosova që punon intenzivisht në zhvillimin e projekteve për të përkrahur përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare, me theks të veçantë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre komuniteteve. Duke u bazuar në gjendjen e rëndë socio-ekonomike, arsimore dhe kulturore të këtyre komuniteteve, Caritas Kosova ka fokusuar aktivitetin e vet në katër komponentë kryesorë: Edukim, Kulturë, Shëndetësi dhe Asistencë Sociale. Përkundër intervenimit për përmirësimin e situatës së këtyre komuniteteve në shumë fusha, nga akter të ndryshëm, këto kumunitete vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha, sidomos me papunësinë, mos përfshirjen, segregimin, infrastrukturën e pakët, etj.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe