Që nga viti 2014, në baza ditore, ka përkrahur mbi 140 fëmijë të komuniteteve në programin parashkollor dhe programin e mësimit plotësues, aktiviteteve psiko-sociale, sportive dhe kulturore. Ky program fuqizon njohuritë e fëmijëve, rritë aktivitetin dhe përfshirjen e tyre në shkollë, parandalon braktisjen dhe mungesat, si dhe fuqizon raportet sociale në mes tyre. Në këtë qendër funksionon edhe ekipi i Home Care i cili ofron shërbime shëndetësore dhe sociale për të moshuarit e sëmurë, në shtëpi.