Qendra Sociale Edukative ‘Caritas Kosova’ në Dubravë, Ferizaj

Që nga viti 2009, në baza ditore, ka përkrahur mbi 200 fëmijë të komuniteteve në programin parashkollor dhe programin e mësimit plotësues, aktiviteteve psiko-sociale, sportive dhe kulturore. Ky program fuqizon njohuritë e fëmijëve, rritë aktivitetin dhe përfshirjen e tyre në shkollë, parandalon braktisjen dhe mungesat, si dhe fuqizon raportet sociale në mes tyre. Në këtë qendër funksionon edhe Ambulanca Specialistike e Mjekësisë Familjare & Ambulanca e Stomatologjisë e cila ofron shërbime shëndetësore pa pagesë për banorët e fshatit Dubravë.

 

Projekti mbështetet nga: Caritas Kosova dhe Komuna e Ferizajt

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe