Qëllimi i përgjithshëm i projektit dhe partneritetit në mes të Caritas Kosova dhe UNICEF është të promovojmë përfshirjen sociale, veçanërisht të fëmijëve më të prekur nga Roma Mahalla, të sigurojmë që komuniteti dhe familjet të kenë ngritur kapacitete për një shfrytëzim të kuptueshëm të të drejtave për qasje dhe pjesëmarrje në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Për të arritur këtë Caritas Kosova e thekson si të nevojshëm tejkalimin e hendekut midis shumicës së popullsisë dhe komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me qëllim të sigurimit të qasjes dhe përdorimit të një vazhdimi cilësor të kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve cilësore arsimore.
Projekti përfshin një sërë aktivitetesh programore në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe komunitetet në Mitrovicë. Projekti mbështet në vazhdimësi përfshirjen e fëmijëve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Roma Mahalla në Mitrovicën e Jugut në sistemin e rregullt arsimor. Për më tepër, projekti në vazhdimësi i kushton vëmendje mësimeve te nxjerrura përgjat viteve të zbatimit dhe po ashtu sigurohet për koordinim dhe krijim të një rrjeti të fortë të përbërë nga organizata lokale të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare për avokim pro-aktiv kundrejt autoriteteve lokale për të përmirësuar qasjen në shërbimet themelore për fëmijët e cenueshëm Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për të arritur objektivat e parashikuara, ekipi i projektit punon me fëmijët dhe prindërit e tyre, me mësuesit e shkollave, personelin mjekësor dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe organizatave tjera të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve.