Kopshti i fëmijëve ‘Engjujt’ është qendër edukative-arsimore për përkujdesje ditore për fëmijët e moshës 06 muaj deri në 6 vjeç, dhe me mbi 200 fëmijë është një nga kopshtet më të mëdha në Kosovë i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Që nga viti 2013 Caritas Kosova ka funskionalizuar këtë kopsht në bashkëpunim me Komunë e Ferizajt dhe ka pasur si mision krijimin e një vendi të sigurt, të përshtatshëm, të ngohtë dhe të mirë planifikuar për fëmijët në përputhje me veçoritë individuale të secilit fëmijë. Përveç përkujdesit, lojës dhe argëtimit, Kopshti Engjujt përqëndrohet në zhvillimin e kreativitetit, ndërtimin e vetëbesimit, pavarësimit, nxitjes së kurreshtjes dhe dëshirës për të mësuar. Për më tëpër kemi synim që të nxisim fëmijët që të hulumtojnë dhe mësojnë më shumë për rrethin ku jetojnë dhe përditshmërinë e tyre.