Kuzhina popullore

Caritas Kosova, bazuar në misionin e vet dhe opsionin preferencial për të varfrit, përmes kuzhinës popullore, ofron shujta ushqimore ditore për personat e varfër.

 

Prishtina si kryeqendër urbane me popullsi të madhe, rrjedhimisht ka edhe shumë persona që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale. Sidomos të moshuarit dhe personat tjerë të vetmuar, vazhdojnë të jenë një nga grupacionet më në nevojë dhe të cënuar në çështjen e sigurimit të ushqimit.

 

Caritas Kosova është në gjendje që përmes kësaj kuzhine të i’u përgjigjet kërkesave të shumta për shujta të ngrohta ditore, sidomos nga të moshuarit, të pastrehët, fëmijët, personat me aftësi të kufizuar dhe të gjithë ata që përballen me urinë.

 

Projekti mbështetet nga: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe