Bëhu Profesionist

Në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonin e Ferizajt dhe Mitrovicës" i mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Caritas France, Caritas Kosova ka vazhduar fushatën për promovimin e shkollave profesionale në Ferizaj.
Përmes platformes online, është duke u zbatuar takimi me nxënës që kanë mbaruar shkollën fillore dhe janë të gatshëm për të filluar karrierën e tyre. Tema kryesore e këtyre takimeve është t'u tregojë të rinjve përfitimet që fitojnë duke ndjekur shkollat profesionale.
"Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj." Abraham Lincoln