Caritas Kosova dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Elvis Feka kanë pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Caritas Kosova, z. Alfred Pjetri së bashku me znj. Shqipe Kurti dhe znj. Arbenita Morina.
Me këtë rast kryetari z. Hamza dhe z. Pjetri kanë nënshkruar marrëveshjen të bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes dhe këshillimit të të rinjve të komunës së Mitrovicës, për tregun e punës, në kuadër të projektit “Your Job2”.
Në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet që të rinjtë e Komunës së Mitrovicës nga mosha 15 deri 30 vjeç të ju ofrohen shërbime këshillimore dhe përgatitje profesionale për nevojat e tyre në tregun e punës, praktikë pune si dhe trajnime profesionale.
Marrëveshja në fjalë parasheh edhe ngritjen e bizneseve dhe grante për ide me potencial të lartë.
Projekti ”YourJob2” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe realizohet nga Caritas Kosova.