Caritas Kosova vazhdon mbështetjen konkrete të të rinjve përmes projektit Your Job.

Arlinda dhe Mimoza janë përfitueset e reja të praktikës te kompania “Euro Gjigant” në Viti, në sektorin e shitjes ku kanë shprehur interesim të aftësohen për disa muaj.
Pasi të përfundojë praktika, kompania bazuar në nevojat e saj dhe vullnetin që do të tregojnë vajzat gjatë punës praktike, do të angazhohet që t’iu ofrojë marrëdhënie të rregullt të punës.
Stafi i Your Job Kosova falenderon kompaninë për bashkëpunimin dhe vajzave iu dëshiron shumë suksese!