Çfarë është gjuha e lehtë dhe pse është e rëndësishme për të gjithë ne?

28.05.2025

Gjuha e lehtë është një mënyrë të shkruari dhe të foluri që përdor fjalë të thjeshta, fjali të shkurtra dhe renditje të qartë të informacionit – në mënyrë që mesazhi të jetë i kuptueshëm për të gjithë, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, të moshuarit, personat me arsim të kufizuar, migrantët dhe të gjithë ata që kanë vështirësi me gjuhën e ndërlikuar.

Nëse një informacion nuk është i kuptueshëm, ai nuk është i qasshëm. Dhe në këtë rast, është i padobishëm.

Kur përdorim gjuhën e lehtë:

të gjithë e kuptojnë informacionin

zvogëlohet mundësia e diskriminimit

ndërtojmë një shoqëri ku secili ndihet i përfshirë

Prandaj, është përgjegjësi e institucioneve, mediave, organizatave dhe ofruesve të shërbimeve që të komunikojnë në mënyrë të qartë dhe të qasshme.

Komunikimi i qasshëm është themeli i përfshirjes!

 

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe