Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova Don Viktor Sopi mbajti takim koordinues me stafin

05.06.2020

Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova Don Viktor Sopi mbajti një takim me stafin udhëheqës të Caritasit për të koordinuar punën dhe angazhimin e Caritasit në këtë periudhë të pandemisë dhe krahas masave aktuale.

Don Viktor Sopi motivoi stafin për vazhdimësinë e angazhimit në kryerjen e detyrave në mënyrën më të mirë në shërbim të përfituesve në kuadër të projekteve të ndryshme që zhvillon Caritas Kosova. Po ashtu, Drejtori Gjeneral paraqiti planet dhe prioritetet e Caritasit për muajt në vazhdim duke u fokusuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve aktuale si dhe proceseve të rëndësishme të zhvillimit organizativ në harmoni me Strategjinë e re.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe