Drejtori i Caritas Kosova dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën sot në takim nga Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj.


Në këtë takim Don Viktor Sopi paraqiti punën e Caritas Kosova në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë angazhimin e madh të stafit mjekësor të Caritasit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në periudhën e pandemisë si pasojë e Covid-19. Në këtë situatë emergjente Caritas ka treguar kujdes të veçantë për të moshuarit e sëmurë dhe të vetmuar si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ministri i Shëndetësisë z. Zemaj vlerësoi lartë kontributin e Caritasit në përkrahjen e sistemit shëndetësorë në 12 komuna të ndryshme ku mjekët dhe infermierët e Caritasit janë duke ofruar shërbime shëndetësore në QKMF, AMF, pika kufitare, aeroport, etj.
Në takim u dakordua për nevojën e koordinimit të ngushtë dhe thellimit të bashkëpunimit në këtë situatë të emergjencës shëndetësore në Kosovë.