KFOR-i Italian dhe Amerikan mbështesin Qendrat Sociale-Edukative të Caritas Kosova

09.10.2020

Qendra Sociale-Edukative e Caritas Kosova në lagjen Ali Ibra në Gjakovë është vizituat nga KFOR-i Italian të cilët më pas kanë bërë dezinfektimin e Qendrës.  

Ndërsa KFOR-i Amerikan ka vizituar Qendrës Sociale-Edukative të Caritas Kosova në fshatin Dubravë të Ferizajt dhe ka sjellur medikamente dhe pajisje shëndetësore.  

Vizitorëve i’u është prezantuar puna që bëhet për përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në zonat respektive. Mësimet plotësuese, aktivitetet psiko-sociale, aktivitetet kulturore dhe sportive si dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore ndikojnë në përmirësimin e nivelit të edukimit të këtyre fëmijëve.  

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe