Konferenca e fillimit të projektit SOCIETIES – faza 2

05.10.2020

Të Mërkurën, më 30 Shtator 2020, u mbajt një konferencë për fillimin e projektit SOCIETIES (Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile në forcimin e aftësive teknike, përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe zbatimin e standardeve të BE në Evropën Juglindore - Faza 2), përmes platformës ZOOM.

Në konferencë morën pjesë 75 pjesëmarrës, përfaqësues të Komisionit Evropian, Caritas Europa, organizata partnere dhe organizata të personave me aftësi të kufizuara dhe personave me probleme në shëndetin mendor.

Në pjesën hyrëse të konferencës, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian z. Daniel Hurtado Dominguez, i cili theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera të prekshme dhe shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur iniciativa të ngjashme në mënyrë që organizatat të rrjetëzohen dhe të ndërtojnë kapacitetet e tyre së bashku.

Projektet si SOCIETIES janë shumë të rëndësishme për Caritas Europën, e cila i sheh këto si një burim drite si për mënyrë se si po ndërtohen, duke kontribuar në forcimin e pozitë të personave me aftësi të kufizuar. Diskriminimi i personave me aftësi të kufizuar është ende një realitet, ndërsa stigmatizimi është një barrierë edhe më e rëndë për personat me aftësi të kufizuar fizike, intelektuale apo psiko-sociale. E di që projekti Societies ështe për t’i fuqizuar Organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me aftësin e kufizuar, ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimi i hapësirave për të avokuar tek institucionet përkatse. Ju uroj shumë suksese, sepse projekti u mundëson personave me aftësi të kufizuara të jenë akter në ndryshim, gjë që është thelbësore. Njerëzit me aftësi të kufizuara jo vetëm që do të jenë subjekt i mbështetjes sonë, por qytetarë të fuqizuar dhe të barabartë që kontribuojnë dhe marrin pjesë në shoqëri mbi një bazë të barabartë - asgjë për njerëzit me aftësi të kufizuara pa persona me aftësi të kufizuara! ", Tha Znj. Maria Nyman, Sekretare e Përgjithshme e Caritas Europa.

Në pjesën e dytë të konferencës, puna u zhvillua në grupe pune në nivel nacional, ku u diskutuan problemet me të cilat përballen organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Në Kosovë, projekti zbatohet nga Caritas Kosova dhe Qendra për Jetë te Pavarur, të cilat vazhdojnë të punojnë në këtë projekt për të arritur përfshirjen e plotë sociale të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për të respektuar dinjitetin njerëzor të të gjitha kategorive të margjinalizuara dhe të prekshme të shoqërisë.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe