Kryetari i Shtimes z. Naim Ismajli vizitoj Caritas Kosova

16.09.2020

Në ambientet e Caritas Kosova në Ferizaj Don Viktor Sopi priti në takim z. Naim Ismajli – Kryetar i Komunës së Shtimes.

Në këtë takim z. Ismajli çmoi lart punën e Caritas Kosova duke e vlerësuar si një adresë dhe shembull të mirë edhe për insitucionet shtetërore në fushën e shërbimeve sociale, shëndetësore, edukative, etj.

Ai mënyrë të veçantë vlerësoi lart angazhimin e madh të Drejtorit Gjeneral Don Viktor Sopi në promovimin e vazhdueshëm të humanitetit, sipas tij “...në nivel të lartë intelektual, njerëzor e profesional...”.

Don Viktor Sopi e falenderoj z. Ismajli për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt për vite me radhë si Kryetar i Komunës së Shtimes dhe si ish Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe