Ministri i Shëndetësisë z. Zemaj dhe Kryetari i Ferizajt z. Aliu vizituan Qendrën Sociale-Edukative të Caritas Kosova në Dubravë


Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë z. Zemaj, Kryetari i Ferizajt z. Aliu si dhe zëvendësministra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit zhvilluan një vizitë në Qendrën Sociale-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë të Ferizajt. Gjatë kësaj vizite u dorëzua donacioni me 200 maska mbojtëse 3D dhe 300 maska mbrojtëse një përdorimëshe, për stafin dhe fëmijët e Qendrës.
Të pranishmit u njoftuan me punën që bëhet në këtë Qendër për përfshirjen sociale të komunitetit ashkali në Dubravë si dhe shërbimet shëndetësore që ofrohen për banorët e këtij fshati.
z. Zemaj dhe z. Aliu çmuan lart kontributin shumë vjeçar të Caritas Kosova në këtë lokalitet dhe në përgjithësi në fushën e përfshirjes sociale të komuniteteve pakicë në Kosovë.
Donacioni do të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe stafit dhe do të lehtësoj punën në Qendër.