MOS LINI ASKËND PRAPA

23.03.2020

Me moton: MOS LINI ASKËND PRAPA, Caritas Kosova ka vazhduar punën dhe angazhimin për t’ju përgjigjur në mënyrën më të mirë situatës së krijuar si pasojë e coronavirusit COVID-19.

Sot kemi kontaktuar edhe Partnerët tanë për të bashkërenduar aktivitetet për ofrimin e shërbimeve për kategoritë e cënueshme të cilëve ju shërbejmë me përkushtim.

Përkundër situatës së rënduar dhe karantinimit të disa qyteteve në Kosovë, stafi shëndetësor i Caritas Kosova ka vazhduar punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në disa Komuna të Kosovës.

Falenderojmë të gjithë kolegë që po japin kontributin e tyre në ofrimin e shërbimeve të ndryshme për njerëzit në nëvojë.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe