Promovimi i materialeve në gjuhën e lehtë
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se faqja zyrtare e Caritas Kosova ka aktivizuar butonin e quajtur “Aksesueshmëria” në kuadër të projektit ACTIVE.
Përmes këtij butoni ju do të keni mundësinë të informoheni rreth Gjuhës së Lehtë.
Projekti ACTIVE e trajton Gjuhën e Lehtë si një ndër mekanizmat më të rëndësishëm për gjithëpërfshirje.
Brenda këtij butoni ju gjeni broshurat me tema të ndryshme të cilat janë përkthyer në Gjuhën e Lehtë.
Vegëza e cila ju drejton tek broshurat: https://www.caritaskosova.org/sq/broshurat
Ky buton gjithashtu përfshinë Udhëzimet për Organizimin e Ngjarjeve të Aksesueshme për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.
Vegëza për Udhëzimet e Organizimit të Ngjarjeve të Aksesueshme: https://www.caritaskosova.org/sq/udhezime
Për të përmirësuar punën tonë rreth krijimit të materialeve në gjuhën e lehtë, ju lutemi mbusheni vlerësimin nëpërmjet këtij pyetësori https://forms.gle/qNbXxNhnhXtiRCxh9
Këto materiale mund ti shkarkoni falas si dhe të bëni shpërndarjen e tyre me organizatat, institucionet apo personat tjerë të cilëve mund të ju dalin ndihmë.
Projekti ACTIVE zbatohet nga Caritas Kosova dhe mbështetet nga Renovabis dhe Caritas Austria.