Punëtoria: Ndikimi në vendim-marrje përmes avokimit






Caritas Kosova në kuadër të projektit Conex Balkan, ka mbajtur punëtorinë një-ditore: Ndikimi në vendim-marrje përmes avokimit, të mbajtur me dt 6 korrik 2022, me përfaqësuesit aktiv të shoqërisë civile në qytetin e Prizrenit.
Kjo punëtori trajton aspektet e efektit dhe ndikimit të avokimit në raport me vendim-marrësit si dhe avokimin për të drejtat dhe nevojat e të moshuarve, grave, PNV dhe grupeve tjera të margjinalizuara lidhur me situatën pandemike për shkak të Covid-19.
Caritas Kosova është realizues i projektit: CONEX Balkan: Covid-19 Nexus response for improving the socio-economic situation of marginalized people in 6 Western Balkan countries në Kosovë, dhe ka për qëllim zbutjen e pasojave të Covid-19 në nivel humanitar dhe socio-ekonomik.