Tryezë e rrumbullakët mbi edukimin gjithëpërfshirës në Kosovë


Ne kuadër të projektit: “My Right-Inclusive Education in Kosovo and Armenia” e perkrahur nga Caritas Austria dhe Bashkwpunimi Zhvillimor Austriak u organizua tryeza e parë e rrumbullakët u me temën “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore në Prizren”
Të gjithë pjesëmarrësit u inkurajuan të kontribuojnë në mënyrë të barabartë, duke nxitur një mjedis bashkëpunimi ku vlerësohej opinioni i të gjithëve. Tryeza e rrumbullakët u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale të Arsimit në qytetin e Prizrenit. Ftesës iu përgjigjën të gjithë drejtuesit e shkollave ku po zbatohet projekti. Qëllimi kryesor ishte nxitja e dialogut për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjediset arsimore, shkëmbimi i sfidave, përcaktimi i roleve të asistentëve dhe ekipeve gjithëpërfshirëse në shkollat përkatëse. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte njëmjet i fuqishëm për të mbledhur njohuri nga të gjithë pjesëmarrësit dhe krijoi një mjedis bashkëpunimi për të rritur përfshirjen në arsim për fëmijët me aftësi të kufizuara.