Parandalimi i dhunës së strukturuar

Kjo komponentë e punës së Caritas Kosova ka për synim përkrahjen e viktimave të cilëve u është cenuar dinjiteti. Dhuna e strukturuar përfshin një gamë të gjerë të thyerjes së të drejtave të njeriut. Filluar nga dhuna familjare, ajo ndërmjet bashkë moshatarëve, madje edhe ajo që mund të vijë nga autoritetet, përfshirë atë fizike dhe psikike apo të dukshme dhe të padukshme, është prezente në shoqërinë tonë, që kryesisht rrjedh nga mendësia e gabuar dhe nga pamundësia e zhvillimit të një shoqërie që në qendër ka njeriun. Për vite me radhë Lufta kundër Trafikimit me Njerëz, vazhdon të jetë një prej prioriteteve të veprimtarisë së Caritas Kosova. Ky fenomen është plagë serioze që ka ndikuar në njerëzimin në të gjitha kohërat dhe Caritas Kosova është e përkushtuar në parandalimin e kësaj dukurie me fokus të veçantë tek fëmijët dhe gratë. Brenda programit të cilin e zbaton Caritas Kosova janë tri komponente: Parandalimi, Ngritja e vetëdijesimit të qytetarëve dhe Mbrojtja dhe Ri integrimi i Viktimave (potenciale) të trafikimit.



Projekti mbështetet nga: Secours Catholique - Caritas France, Catholic Relief Services



Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe