Vullnetarizmi

Promovimi i vullnetarizmit ka qenë në vazhdimësi një nga aktivitetet kryesore të Caritas Kosova me qenë se ne besojmë fuqishëm që angazhimi dhe ndarja e kohës, pa u kompensuar, për të mirën e njerëzve dhe kauzave ndihmëtare, duhet kultivuar si frymë që duhet ta karakterizojë një qenie njerëzore në ndihmë të një kauze që rrit mirëqenien ose arrin paqen. Vullnetarizmi jo vetëm që arrin t’i bëjë njerëzit solidarë, por edhe e pasuron shoqërinë dhe i bën njerëzit bashkë, synim ky edhe i Caritas Kosova, që si të bashkuar të arrijnë ndryshimet me të mira të mundshme në shoqëri. Puna me vullnetarë për Caritas Kosovën është një përvojë emocionuese, si për vullnetarët ashtu edhe për ata që i rekrutojnë, trajnojnë, dhe mirëmbajnë shërbimet e tyre. Angazhimi në punën e Caritas Kosova i bën ata të jenë gjithnjë të buzëqeshur kur trokasin dyerve, shërbejnë ushqim, kujdesen për të pambrojturit, organizojnë ngjarje, etj. 

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe