Caritas Kosova dhe Komuna e Gjakovës vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e përfshirjes sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

22.01.2021

Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova Don Viktor Sopi dhe Kryetari i Gjakovës z. Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për funksionimin e Qendrës Sociale-Edukative në lagjen Ali Ibra.

Mbështetja e komuniteteve pakicë në Kosovë paraqet një nga angazhimet kryesore të Caritas Kosova ku punohet intenzivisht në zhvillimin e projekteve për të përkrahur përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare, me theks të veçantë në mështetjen direkte në edukim si dhe përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre komuniteteve.

 

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace