Caritas Kosova i dhuron shtretër spitalor FSK-së

26.08.2020

Sot, Caritas Kosova i ka dhuruar Poliklinikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës 15 shtretër spitalor me elementet tjera përcjellëse.

Don Viktor Sopi theksoi që është kënaqësi e madhe që ky donacion me vlerë po shkon në destinacionin e duhur dhe do të jetë në shërbim të pjesëtarëve të FSK-së por edhe të qytetarëve të tjerë në rast nevoje.

Dr. Shkelzen Sylaj - Drejtor i Përgjithshëm i Poliklinikës së FSK-së, falenderoj Caritasin për këtë donacion i cili do të vihet menjëherë në shërbim dhe do të përmirësoj dukshëm infrastrukturën shëndetësore të Poliklinikës duke mundësuar shërbime edhe më të mira.   

Gjatë këtij takimi po ashtu u diskutua për përkushtimin e të dyja palëve në ofrimin e përkrahjes dhe shërbimeve në luftimin dhe parandalimin e Covid-19. Caritas Kosova mbetet i angazhuar në vazhdimësi në përkrahje të sistemit shëndetësorë në Kosovë në këtë kohë të pandemisë.   

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace