Caritas Kosova organizon trajnim në fushën e Arsimit Gjithëpërfshirës

08.07.2020

Në kuadër të projektit “E Drejta Ime” Caritas Kosova nga sot ka filluar trajnimin e mësimdhënësve, edukatoreve, psikologëve shkollorë dhe asistentëve në shkolla në fushën e Arsimit Gjithëpërfshirës.

Trajnimi është i ndarë në katër module duke përfshirë: 1.Konceptet në Edukimin Inkluziv; 2.Shkolla Inkluzive/vlerësimi dhe modelimi i shkollës sipas Indeksit për Gjithëpërfshirje; 3.Fëmijët me nevoja të veçanta dhe edukimi i tyre; 4.Zhvillimi i kurrikulave dhe didaktika në edukimin inkluziv/Plani Individual i Arsimit.

Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me Insititutin për Hulumtim, Edukim dhe Zhvillim Social – IREDS dhe përfshinë 80 orë në 8 ditë pune.

Projekti “E drejta ime, Edukimi Gjithëpërfshirës në Armeni dhe Kosovë” zbatohet nga Caitas Kosova në partneritet me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Caritas Austria.

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace