Certifikohen 25 psikologë, edukatorë, pedagogë dhe asistentë mbështetës për arsimin gjithpërfshirës
Në kuadër të projektit 'My Right/E drejta ime' Caritas Kosova ka certifikuar sot 25 psikologë, edukatorë, pedagogë dhe asistentë mbështetës në temën e arsimit gjithëpërfshirës. Të certifikuarit do të zbatojnë njohuritë e tyre në punën me fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla të ndryshme në Komunën e Prizrenit.
Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e madhe e zbatimit të strategjisë së arsimit gjithëpërfshirës nga z. Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit dhe Alfred Pjetri - Drejtor Ekzekutiv i Caritas Kosova.
Caritas Kosova uron të gjithë profesionistët dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e së drejtës në edukim dhe arsim cilësor për të gjithë fëmijët pa dallim.