Me rastin e 10 tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Caritas Kosova në kuadër të projektit SOCIETIES e mbështetur nga BE realizon fushatën: “MUND T’I NDODHË KUJTDO”

09.10.2020

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit mendor dhe të luftojë stigmën ndaj personave me çrregullime të shëndetit mendor. 

Problemet e shëndetit mendor mund të prekin këdo në çdo ditë të vitit, dhe data 10 Tetor është pikërisht dita për të treguar mbështetjen tonë për një shëndet më të mirë mendor, prandaj motoja e fushatës së këtij viti është "Mund t’i dodhë kujtdo!". 

Krahasuar me vitet e kaluara në shënimin e kësaj dite të rëndësishme, këtë vit ajo do të ketë një rëndësi specifike. Për shkak të situatës së pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar tërë globin, muajt e mbylljes, izolimit dhe humbjeve kanë pasur një ndikim të madhë tek të gjithë ne, dhe prioritizimi i shëndetit mendor nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm sesa tani. 

Fushata organizohet në mënyrë virtuale/online përmes mediave sociale, faqeve të internetit, fletëpalosjeve, posterave, etj.  

Fotografi/vizatime të ndryshme që japin mesazh shpërndahen për disa ditë me radhë para 10 tetorit në të gjitha rrjetet e lartpërmendura në rritjen e ndërgjegjësimit për të sjellë vëmendje, shërbime më të mira dhe kujdes si dhe përfshirje më të mirë sociale.  

Askush nuk është i paprekshëm! Kjo mund t’i ndodhë kujtdo! 

Fushata është një nga aktivitetet e projektit "SOCIETIES 2" financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet në 5 shtete te Evropës Juglindore: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi. 

Projekti zbatohet nga një aleancë e 12 organizatave joqeveritare, ndëea në Kosovë zbatuese e projektit është Caritas Kosova në partneritet me Qendrën për Jetë të Pavarur! 

www.projectsocieties.org 

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace