Nënshkruhet kontrata në mes të Caritas Kosova dhe Komunës së Vitisë për shërbime shëndetësore dhe sociale
Në vazhdën e përkushtimit edhe në gjendje të jashtëzakonshme për të qenë në shërbim të njeriut në nevojë sot nënshkruam kontratën me Komunën e Vitisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për qytetarët e Vitisë.
Gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi, por edhe sot në veçanti, Drejtori i Caritas Kosova Don Viktor Sopi me bashkëpuntor ka vazhduar punën në mbështetje të komunave të ndryshme të Kosovës, sidomose me angazhimin e stafit shëndetësor të Caritasit në parandalimin e koronavirusit.