Promovimi i produkteve vendore
E gjitha fillon me një hap të vogël në ndërmarrësi, znj. Miradije filloi me ajvar dhe turshi por asaj i munguan produktet e stinës së verës si reqeli nga mjedrat. Ndërsa, përmes skemës së granteve në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonin e Ferizajt dhe Mitrovicës" i mbështetur nga BE dhe Caritas France-Secours Catholique dhe zbatuar nga Caritas Kosova, ajo fitoi makineritë e nevojshme për të prodhuar produkte të reja. Tani ajo është në gjendje t'i prezantojë këto produkte në panairet vendore dhe ndërkombëtare. Caritas Kosova mbetet i përkushtuar në promovimin sa më të madh të produkteve vendore.