Sesione informuese në lidhje me skemën e nën-granteve për OSHC-të në kuadër të SOCIETIES 2

16.10.2020

Sesione informuese, në grupe të vogla, janë mbajtur në ambientet e Zyrës Regjionale të Caritas Kosova në Prizren, në lidhje me "Thirrjen për propozime/grante". Përfaqësuesit e OSHC-ve u informuan në lidhje me dokumentet e thirrjes siç janë formularët e aplikimit, udhëzimet dhe prezantimi projektit. Programi i granteve zhvillohet brenda kornizës së Projektit "SOCIETIES 2" - mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Objektivat e nënfinancimeve janë: “Mbështetja dhe rritja e shërbimeve shoqërore me bazë komunitare dhe bizneseve sociale, të menaxhuara nga OSHC, duke kultivuar kësisoj përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara”, dhe “Mbështetja e rimëkëmbjes së OSHC/bizneseve sociale (që asistojnë/punojnë me persona me aftësi të kufizuara nga probleme të shkaktuara nga virusi COVID-19, përmes mbështetjes së zhvillimit të tyre drejt strukturave më të forta dhe më elastike dhe rinovimit të shërbimeve dhe/ose produkteve të tyre, me qëllim përballimin më të mirë nga ana e tyre të periudhave të ardhshme të mundshme të krizave”.

Afati i fundit për aplikime për projektin është 15.11.2020 deri në 20:00 ndërsa të gjitha dokumentet për aplikim mund t’i gjeni në Webfaqen e Caritas Kosovan në linkun: https://www.caritaskosova.org/sq/shpallje

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace