Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromë Down

19.03.2021

Në kuadër të projektit “My Right – E Drejta Ime”, që zbatohet nga Caritas Kosova dhe përkrahet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Caritas Austria, gjatë kësaj jave që po lëmë pas, i’u bashkëngjitëm organizimit të aktiviteteve të ndryshme vetëdijësuese në disa shkolla fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Komunës së Prizrenit me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromë Down. Kampanjë kjo e përkrahur nga DKA Prizren, Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Caritas Kosova. 

Aktivitetet u realizuan me stafin pedagogjik-psikologjik në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku bashkë me nxënësit nëpër shkolla përgatitën kartolina për personat më të dashur. Ky aktivitet u përmbyllë ditën e premte, në Shatërvan dhe kishte për qëllim të prezantoj punimet dhe shitjen e kartolinave. 

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace