Zgjerohet bashkëpunimi në mes të Caritas Kosova dhe Komunës së Shtimes

18.11.2020

Caritas Kosova dhe Komuna e Shtimes për vite me radhë kanë bashkëpunuar në fushën e përkujdesit shëndetësor dhe social, ndërsa tani kanë zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e edukimit.

Don Viktor Sopi – Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova dhe z. Naim Ismajli – Kryetar i Komunës së Shtimes theksuan rëndësinë e madhe që kanë shërbimet shëndetësore, sociale dhe edukative për qytetarët, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në ngritjen e standardit jetësor dhe në tejkalimin e sfidave të ndryshme.

Është për tu vlerësuar lartë kujdesi i z. Ismajli për kategoritë e ndryshme në nevojë dhe angazhimi i tij për sigurimin e shërbimeve në fjalë të cilat përputhen edhe me misionin dhe aktivitetin e Caritasit.

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace