ABC-EUAV Shoqërimi dhe Ndërtimi i Kapaciteteve

Projekti ABC-EUAV Shoqërimi dhe Ndërtimi i Kapaciteteve ka si objektiv forcimin dhe aftësinë e BE-së për të ofruar ndihmë humanitare bazuar në nevoja dhe për të forcuar kapacitetin dhe rezistencën e prekshme apo katastrofës së komuniteteve të afektuara në vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Në të njejtën kohë programi inkurajon qytetarët evropianë për të treguar solidaritet me njerëzit në nevojë duke marrë pjesë në aksione humanitare në këto vende.

ABC-EUAV përfaqëson aleancën e nëntë partnerëve të familjes Caritas: Caritas Europa, Caritas Romania, Caritas Austria, Caritas Ukraine, Caritas Kosova, Caritas Georgia, Caritas Armenia, Caritas Serbia dhe Caritas Bosnia and Hercegovina, dhe për qëllim ka ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive për të vepruar në mënyrë aktive dhe për të marr pjesë në projektet e iniciuara nga programi EUAV. Projekti po ashtu synon ngritjen e kapacitetve në ndikimin e reduktimit të rrezikut nga katastrofat DRR (Disaster Risk Reduction) dhe gatishmërinë organizative për t’iu përgjigjur emergjencave si dhe ngritjen e kapaciteteve ekzistuese në fushën e menaxhimit të vullnetarizmit të organizatave partnere në projekt.

 

Projekti mbështetet nga: Bashkimi Evropian

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe