AKTIVE

Komunikim i aksesueshëm drejt përfshirjes së personave të cenueshëm dhe të përjashtuar në Ballkanin Perëndimor

AKTIVE - Komunikimi i aksesueshëm drejt përfshirjes së personave të cenueshëm dhe të përjashtuar në Ballkanin Perëndimor është projekt që zbatohet nga Caritas Kosova.

Kuptimi i komunikimit të aksesueshëm është shumë i rëndësishëm. Komunikimi i aksesueshëm ka të bëjë me përgjigjen ndaj faktit që njerëzit kanë nevoja të ndryshme komunikimi, dhe kështu duke zhvilluar produkte dhe materialeve në përputhje me rrethanat të mundohemi që t’ju sigururojmë sa më shumë akses adekuat njerëzve në nevojë.

Qëllimi i projektit është të zhvillojë konceptin e komunikimit gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm për njerëzit e disavantazhuar. Personat që do të përfitojnë nga ky projekt janë; personat me aftësi të kufizuar, vështirësi në të mësuar, personat me sëmundje mendore, personat me mungesë të edukimit, grupe minoritare, persona të moshuar, migrantë, etj.

Ky projekt rajonal, përveç në Kosovë, zbatohet edhe në: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali të Zi dhe Serbi.

Projekti mbështetet nga: RENOVABIS dhe Caritas Austria

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe