Drejtësia në Burgje

Të burgosurit nuk gëzojnë liri të plotë, gjersa e çojnë jetën në një mjedis fizik tejet të kufizuar. Mirëpo nuk është në pyetje vetëm aspekti fizik i lirisë së kufizuar. Lufta e vazhdueshme me ndërgjegjen, sidomos tek gratë, vajzat e djemtë e rinj, është gjithnjë prezente, që jo vetëm që pamundëson arritjen e paqes shpirtërore, por edhe në mungesë të përkrahjes mbyllen në vete, zbehin potencialin që kanë, dhe rrezikojnë të mbeten njerëz që nuk mund të kontribuojnë në shoqëri. Pikërisht këtu konsiston roli i Caritas Kosova i cili që nga viti 2013 është përfshirë në mënyrë aktive me aktivitete të ndryshme në Qendrat Korrektuese në Lipjan. Fokus i veçantë i është kushtuar aktiviteteve që ndikojnë në vet-përcaktimin e të burgosurve, si dhe mundësitë për ri-integrimin e tyre me qenë se ata konsiderohen një nga kategoritë më të cënueshme të shoqërisë kosovare dhe janë shumë pak të trajtuar. Ky projekt synon të përgatis të rinjt/miturit në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan si dhe gratë në Qendrën Korrektuese po ashtu në Lipjan. Përmes aktiviteteve psiko-sociale, art dhe teatër terapisë, sportit, trajnimeve profesionale, kurseve, punës praktike, etj. bëhet përgatitja e të burgosurve për jetën që i pret pas lirimit. Caritas Kosova avokon për të burgosurit dhe organizon në vazhimësi aktivitete për të promovuar rëndësinë e trajtimit të duhur të kësaj kategorie. Përveç nivelit nacional, Caritas Kosova angazhohet edhe në rrjetin e Caritaseve evropiane në hartimin e politikave avokuese për ‘drejtësinë në burgje’.


Projekti mbështetet nga: Secours Catholique - Caritas France, Young In Prison

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe